BMW-ja tërheq 312 mijë automjete nga Britania e Madhe
Pëlqej
Kompania gjermane e makinave BMW po tërheq nga tregu në Britaninë e Madhe plot 312 mijë automjete, BMW Seria 1, Seria 3, Z4 dhe modelet e saj X1, me naftë dhe benzinë të prodhuara nga marsi i vitit 2007 deri në gusht të 2011-s.

Prodhuesi gjerman i makinave njoftoi fillimisht për tërheqjen e automjeteve të tij nga tregu në Britaninë e Madhe, pasi Narayan Gurung, që po udhëtonte me bashkëshorten në ditën e Krishtlindjes së vitit 2016, humbi jetën kur “Ford Fiesta” i tyre u përplas me një pemë për të evituar një BMW me defekt, në Guildford, Surrey.

BMW-ja kishte pësuar një defekt elektrik, që kishte bërë që dritat e saj të mos funksiononin, duke bërë që mjeti të mbetej i ndaluar në errësirë në një rrugë kryesore.

Një hetim i autoriteteve doli në përfundimin se defekti mund të përsëritej në një numër më të madh automjetesh. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2018, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori