Bentley prezanton makinën e re Continental GT V8 S (FOTO LAJM)

Bentley Continental GT V8 S
Bentley Continental GT V8 S
Bentley prodhon makina me performancë të lartë që janë gjithashtu tepër luksoze dhe emri Bentley është aktualisht në skalionin e sipërm të tregut të automjeteve.

Makinat Bentley janë tepër të shtrenjta dhe një pjesë e madhe e tyre janë bërë me dorë. Bentley ka prezantuar një super makinë të re të quajtur Continental GT V8 S.

Bentley prezanton makinën e re Continental GT V8 S
Makina vjen me motor 4.0-litra turbo të dyfishtë V8, i cili prodhon 521 kuaj-fuqi dhe do të prezantohet zyrtarisht në Frankfurt më 10 Shtator, shkruan krokodili.com.

Makina luksoze mund të arrijë 100 km në orë në 4,3 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 308 km në orë.

Pavarësisht motorit shumë të fuqishëm, GT V8 S harxhon shumë më pak se versionet e tjera. Çmimi i makinës do të zbulohet në Frankfurt më 10 Shtator. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori