“Vjosa Park Kombëtar” arrin edhe në Itali, shpaloset slogani në sheshin Duomo

“Vjosa National Park” është kthyer në një thirrje ndërkombëtare për qeverinë shqiptare, që lumi të kthehet në park kombëtar.

Mbështetësi më i madh i kësaj kauze ka qenë ylli me famë botërore Leonardo DiCaprio, por së fundmi edhe në Itali, marka e veshjeve ‘’Patagonia Milano’’ së bashku me aktivistë të tjerë kanë dalë në mbrotje të lumit.

Slogani #VjosaNationalParkNow është shpalosur në sheshin Duomo në Milano, Itali./albeu.com