Audi shton një version të limituar Black Edition të A4-shit të ri
Pëlqej
Audi ka shtuar disa modele Black Edition në treg të serive të saj, e tani ka shtuar edhe një Audi A4 të ri Black Edition.

Ky version tani mund të blihet me çmimin fillestar prej 38 mijë euro, Black Edition ka rrotat 19 inch ngjyrë të zezë të punuara nga titani.

Audi A4 Black Edition i ri ka edhe pasqyrat ngjyrë të zezë, grilat nga para, vrimat e ajrimit e dritaret, transmeton koha.net.

Versioni Black Edition i A4 ka çdo version të motorëve për të zgjedhur.
Shtuar më 24/05/2017, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori