I vihet flaka automjetit të policit të krimeve në Elbasan, dyshimet e para

Në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit raportohet për një makinë të djegur.

Policia bën me dije se ka rënë zjarr nē mjetin tip “Benz”, në pronësi të Marius Mema, i cili ishte i parkuar para banesës.

Mema mësohet se është punonjës i policisë kriminale në Elbasan.

Burime për ABC Neës raportojnë se djegia e makines dyshohet të jete bërë për shkak të detyrës.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.M., i cili ishte i parkuar para banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Shtuar 24.04.2020 06:46