Pasi nderoi forcat ajrore me një
edicion të limituar prej tetë njësive,
Aston Martin sjell një tjetër
edicion me tri
vetura më pak.
Kësaj radhe, me anë të modelit
Vantage do të nderohet kultura dhe punëtoria britanike, megjithëse këto
vetura shiten
vetëm në Kinë.
Mirëpo, për të pasur një V8
Vantage S Great Briton Edition, duhet të paguhet jp më pak se 303.000 dollarë, që është një çmim shumë i lartë, përcjell Telegrafi.
Makina ka 430 kuajfuqi, duke i ndihmuar që shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 4.8-sekonda.
Shtuar më 25/04/2017,
ora 12:33