Asgjë nga gjenerata e ardhme e "Audi RS4"
Audi RS4
"Audi RS4" është treguar si alternativë e shkëlqyeshme e "Mercedes C63 AMG"-së, e para së gjithash "BMW-së "M3", shkruan Zëri. 420 KF nga motori atmosferik V8, i cili sillet deri 8.000 rrotullime në minutë, tërheqja integrale Quattro, me praktikën e limuzinës me dy palë dyer, i siguruan gati vend kult ndërmjet adhuruesve të vozitjes dinamike.

Por, si një dush i ftohtë erdhi lajmi për shumicën se Audi nuk do “ta riinkarnojë” RS4 në gjeneratën e re. Korrespodenti i magazinës gjermane “Car and Driver” shkruan se në Ingolstadt konsiderojnë se coupe RS5 është i mjaftueshëm për të varurit “në adrenalinë” dhe se nuk e kanë ndërmend që të prezantojnë versionin limuzinë dhe atë karavan të modelit RS4.

Audi për tani nuk është deklaruar zyrtarisht, por lidhur me këtë lajm revista amerikane pohon se monstruozi RS6 do të kthehet në gjeneratën e ardhme. Megjithatë, motorin e tij V10 do ta zëvendësojnë më i vogli biturbo V8 i cili nga vëllimi katërcilindërsh do të duhet të nxjerrë më shumë se 600 KF.
Shtuar më 10/01/2011, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori