Avokat Ngjela: Meta ishte i trembur, Kushtetuta thotë që presidenti shkon për analizë psikiatrike

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Komentet Ngjela i bëri në një intervistë për “Log”, ku shpjegoi se nuk është konstatuar shkelje e rëndë kushtetuese.

Avokati thekson se veprimet e presidentit nuk kanë sjellë pasoja juridike dhe siç thotë ai një fakt i tillë nuk u mbrojt as nga avokatët.

“Duhet të kemi parasysh që analiza juridike e kësaj është e vështirë. Kushtetua kërkon shkelje të rëndë. Dini gjë ju ku është shkruar ju shkelje e rëndë. Nuk ka shkelje të rëndë sepse shkelja kushtetuese ka ekzistuar, por s’ka sjellë pasojë juridike. Këtë nuk dinin ta mbronin as avokatët, injorantë. Kjo është thembra e akilit. Duhet të sjellë pasojë juridike. Kishte njërin ky që për pasojë juridike e solli, atë kur ndërroi datën. Ajo mund të sillte pasoja juridike, por nuk e solli. Për të qenë më afër atij sensit të bisedës, nëse ai ka bërë një dekret që ka shkelur kushtetuan, por s’ka dhënë pasojë juridike, ose nuk i punoi revolveri. Këta harruan pasojën juridike. Unë nuk fola sepse opinioni publik kishte ngarkesë negative dhe e donte të shkarkuar. Pse do dilja unë?” tha Ngjela.

I pyetur nga Shpëtim Nazarko në studio nëse ky vendim sjell precedentin për sjelljen e presidentëve të ardhshëm, dhe futemi te “kodi i çmendurisë”, avokati shpjegon: “Kushtetuta thotë që presidenti shkon për analizë psikiatrike. Është në kushtetutë. E mbani mend Hamletin kur tha kujdes kur çmendet mbreti. I ka thënë Shekspiri të gjitha.”

Megjithatë, avokati shton më tej se ato që ka deklaruar Meta nuk mund t’i thoshte asnjë i zakonshëm dhe se sipas tij ishte i trembur.

“Ato që tha ai si president, nuk mund ti thotë asnjë njeri i zakonshëm, ishte i trembur. Çdo njeri trembet. Problemi është që në esencë fakti që Gjykata Kushtetuese pranoi ta gjykonte dhe  gjykoi ne ia arritëm nivelit si shoqëri ta çojmë presidentin drejt shkarkimit”, deklaroi Ngjela./albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 22:33