Argjentina ka një ftesë për Messin, reagon ashpër PSG-ja

Argjentina do të luaj dy ndeshje kualifikuese për Botërorin, Katar 2022 përballë Uruguait dhe Brazilit.  Për këto dy ndeshje Argjentia ka ftuar edhe Leo Messin, por kjo gjë ka acaruar jo pak drejtuesit e PSG-së.

Grumbullimi nga kombëtarja bardhekaltër e kapitenit i ishte në dyshim deri në minutën e fundit për shkak të problemeve fizike të futbollistit të lindur në Rosario. Por, në fund, ftesa erdhi, ndërsa Leonardo nuk mund të mos reagonte.

Messi nuk do të jetë “parizieni” i vetëm, sepse edhe Leandro Paredes ka planifikuar të udhëtojë drejt Argjentinës për ndeshjet eliminatore të “Katar 2022”.

Leonardo, në reagimin për “Le Parisien”, theksoi: “Nuk mund të pranojmë të lëmë të grumbullohet më përfaqësuesen e tij një lojtar që për ne nuk është në gjendje fizike ose që është në fazën e rehabilitimit. Nuk është logjike. Këto lloj situatash meritojnë një marrëveshje me FIFA-n.”

Messi ka probleme në gju dhe ka munguar në ndeshjen e Champions League kundër Leipzigut si dhe në sfidën e fundit të kampionatit kundër Bourdeaux. Nga ana tjetër, Paredes ka munguar që nga pushimi i fundit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, megjithatë ka marrë ftesë nga Scaloni.


Shtuar 7.11.2021 23:00