Sërish reshje shiu, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet me vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat malore dhe në zonat e ulëta.

Sipas MeteoAlb, pritet që gjatë pasdites moti të përmirësohet si fillim në ultësirën perëndimore dhe në vijim dhe në pjesën tjetër të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 11°C deri në 29°C.

Ndërkohë era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.


Shtuar 18.06.2020 06:07