Mc Kresha baba për herë të parë, kuptimi i veçantë i emrit të vajzës (FOTO LAJM)

Reperi i dashur për publikun, Mc Kresha, është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Erzina ka sjell në jetë një vajzë.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur babai i Erzinës, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”. “Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta yte qoftë e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin.”- ishin fjalët e vjehrrit të këngëtarit, duke konfirmuar edhe njëherë emrin e vajzës Iza, siç ishte përfolur edhe më parë.

Ky emër, ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”. Ndërkohë kujtojmë se reperi dhe Erzina u martuan në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.

Ndërkohë më herët reperi ka treguar se ka ndërmend që të largohet nga muzika dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së tij.

“Pak nga pak po ik nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo është një farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë. Unë mensoj se si sporti edhe arti e kanë ciklin e vet dhe më pas duhet t’u lësh vendin të rinjve”, është shprehur Mc Kresha.


Shtuar 9.06.2020 06:47