Besniku, romantiku i zemres së Jonida Vokshit. Një pritje e ëmbël?

Jonida Vokshi rrefeu disa copëza nga jeta e saj jashtë ekranit. Ajo tregoi gjatë bisedës në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi tha se bashkëshorti i saj Besniku është natyre romantike, e madje ata janë ende në muajin e mjaltit.

Në rubrikën 1 jetë 5 këngë, një nga këngët e perzgjedhura nga Jonida ishte  “Tennessee Whiskey”, për të cilën tha se e lidhte direkt më Besnikun. Ky i fundit në fillimet e njohjes i dërgonte mesazhe romantike me vargjet e këngës. Këngë e cila u bë lajtmotiv për çiftin duke qenë edhe kënga e vallëzimit të parë të dasmës.

“Ka një tekst nuk do thoja tekst, ka një poezi shumë të bukur, përveç  muzikës. Copëza nga teskti mi ka pas treguar Besniku me mesazhe, unë ende s’e kisha dëgjaur këtë këngë. Dhe thoja si shkruan kaq bukur ky, mirë shqip dhe anglisht, derisa Besniku më prezanton më këtë këngë. Në këtë rast nuk ka qenë aq romatik se e ka pas kopjuar, dhe unë mendoja ashtu, por  Besnku me vërte shkruan shumë bukur”.

A janë gati ato për një beb të dytë? Shtatzaninë e parë ajo e ka kaluar shumë chill, dhe ka qenë shumë pozitive, por ende është shpejt për një fëmijë të dytë. “Pikërisht ngaqë e kam marrë me kaq shumë qef të presim dhe pak. Por nuk i dihet”.

Duke qenë se janë një çift romantik dhe ashtu sikurse dhe Jonida u shpreh janë ende në muajin e mjaltit, Ermali e pyet nëse ka pasur ndonjë vend të çuditshëm ku kanë bërë dashuri. Jonida tha se janë disa vende por do i mbante sekret.


Shtuar 24.01.2022 18:40