Vendi ku shtëpitë janë pa dyer (FOTO LAJM)

Kush e kishte menduar më parë që të gjendej në një vend ku ccdo ndërtesë shtëpi ose institucion do të ishte pa dyer? Kjo është historia e fshatit Shani Shingnapur në Indi, ku vendasit nuk mbyllin asgjë, sepse kanë besim tek “Lord Shani”, perëndia që konsiderohet si ruajtësi i fshatit.

Sipas një legjende rreth 300-vjeçare, Lord Shani, u dërgoi një gur me fuqi magjike. Ky gur duhet të të lihej përjashta, në këtë mënyrë ai do t’u siguronte banorëve sigurinë dhe do të mbronte fshatin.

Që prej asaj ditë banorët vendosën që të hiqnin të gjitha dyert dhe të mos mbyllnin asgjë me çelës. Kjo traditë vijon brez pas brezi dhe sot fshati pret rreth 40.000 vizitorë çdo ditë.

Banorë vendosin me raste pengesa në hyrje të shtëpisë për të ndaluar qentë e rrugës, por ata nuk mbajnë me çelës paratë dhe bizhuteritë e tyre, sepse janë të bindur që perëndia e tyre do t’i mbrojë.

Komisariati i policisë në këtë vend është hapur vetëm në vitin 2011 dhe prej asaj dite nuk ka marrë asnjë ankesë. Ndërsa banka “United Commercial Bank” e hapur në këtë fshat, ka vetëm një derë prej xhami me një çelës automatik i cili është i padallueshëm, në respekt të traditës së banorëve. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori