Për ku është nisur? Kali përpiqet të hipë në autobus (FOTO LAJM)

Disa foto të një kali teksa tenton të hipë në autobus kanë shkaktuar të qeshura në Britani.

“Siç mund ta imagjinoni shoferi ynë ishte mjaft i befasuar kur pa një kalë i vogël duke u përpjekur të hipte në autobus,” tha një përfaqësues i kompanisë për median.

“Aktualisht jemi në diskutime rreth asaj se çfarë të tarifojmë kalin nëse ai përpiqet të hipë përsëri në bord,” tha përfaqësuesi me shaka, duke shtuar: “Është sugjeruar një tarifë prej disa dollarësh.”


Shtuar 2.09.2023 14:30