Sesioni i ri parlamentar, Alibeaj: Jetë të shkurtër këtij parlamenti që është produkt i zgjedhjeve të vjedhura

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën e tij përshëndetëse në Kuvend ku tha adeti e do të urosh punë të mbarë për Kuvendin, por tha se punë të mbarë nuk mund të ketë. Ai uroi jetë të shkurtër për Parlamentin, që sipas tij është produkt i zgjedhjeve të vjedhura.

“Punë e mbarë! Po ç’punë të mbarë mund t’i kujtosh këtij kuvendi, punë  e mbarë për fjalën e opozitës të penguar, punë e mbarë për kontrollin kushtetues, punë e mbarë për këto çështje të ketë për një arsye të thjeshtë. Ky parlament është produkt i zgjedhjeve të vjedhura. Është e dokumentuar. Po të pyesësh sot shqiptarët nuk e sheh asnjë si vendi ku flitet për hallet dhe ekonomië e tyre. Një gjë do ta them, punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij parlamenti”, tha Alibeaj.

 


Shtuar 5.09.2022 18:43