Akuza për dhunë, del video e sherrit fizik të Johnny Depp dhe ish-gruas së tij (VIDEO)

Një video e re është zbuluar ditën e djeshme në seancën gjyqësore ku duket aktori Johnny Depp që hedh një shishe vere në dysheme gjatë një zënke në gjendje të dehur me ish-gruan e tij Amber Heard.

“Do të më shohësh të çmendur? Ta tregoj unë…” dëgjohet të ketë thënë në atë moment aktori. Video është regjistruar gjatë kohës që ata diskutonin në kuzhinë, ku gjithashtu Depp duket teksa përplas disa herë gotat mbi banak.

Në pamjet filmike dëgjohet se si aktori ofendon Amber. Prej kohësh qarkullojnë akuza dhe kundër-akuza mes dyshes për dhunë të ushtruar.

Ishte e para Amber Heard ajo që kreu denoncimin dhe ku u shfaq në publik me sy të nxirë. Më vonë aktori i Piratët e Karaibeve u kundërpërgjigj duke thënë se ishte ajo që kishte ushtruar dhunë mbi të.


Shtuar 8.07.2020 07:36