Rusia është e vendosur që të krijojë një
aplikacion rival të TikTok. Ky
aplikacion është krijuar nga një
kompani e drejtuar nga
vajza e Presidentit rus Vladimir
Putin, Katerina Tikhonova 34 vjeç.
Gazprom-Media, një
kompani mediatike në pronësi të shtetit, ka blerë një shërbim të quajtur “Ya Moldets”. Kjo shoqëri mediatike e ka zhvilluar këtë
aplikacion me mbështetjen e fondacionit Innopraktika, që drejtohet nga
vajza e
Putin.
Ky
aplikacion synohet që të jetë rivali i TikTok. Blogerët rusë mendohet që të jenë përdoruesit e parë të këtij aplikacioni.
Videot e shkurtra do të jenë baza e këtij aplikacioni të quajtur “Yo Moldets”, të ngjashme me aplikacionin kinez TikTok.
Shtuar më 23/12/2020,
ora 21:58