Të hash picën për 32 sekonda (VIDEO)
Peter Czerwinski, është mbajtës i shumë rekordeve Guinness që kanë lidhje me ushqimin dhe së fundi mban edhe rekordin për ngrënien më të shpejtë të picës. Ai ndryshe njihet me nofkën “Furious Pete” (Piti i Tërbuar), dhe është një profesionist në garat e shpejtësisë në ngrënie.

Në spektaklin italian "Lo Show dei Record", ai theu rekordin që mbante po vetë për ngrënien më të shpejtë të një pice të madhe. Piti ishte përballë dy sfiduesve të tjerë. Sfida konsistonte në ngrënien më të shpejtë të picës, por flitet për ngrënie me kulturë. Gjatë gjithë kohës, konkurrentët duhet të përdornin thikën dhe pirunin.

Sigurisht që ishte "Furious Pete" ai që doli fitimtar, duke e ngrënë picën për 32.28 sekonda. Rekordin e mëparshëm e kishte 42 sekonda. /albeu.com/



Shtuar më 27/04/2016, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori