Të filmosh arratisjen nga burgu, kjo ndodh në Brazil (VIDEO)
Pëlqej
Një grup prej 13 të burgosurish të rrezikshëm u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në shtetin brazilian të Goias.

Më shumë se sa arratisja, lajm bëri një filmim i realizuar nga vetë të burgosurit. Njëri prej tyre me një aparat celular ka regjistruar punimet në galerinë nëntokësore të qelisë dhe e ka postuar atë në rrjetet sociale.

Në videon prej thuajse 20 sekondash shihen të burgosur që i janë përveshur punës për hapjen e tunelit, ndërsa vetë protagonisti i videos thotë: “Jemi duke gërmuar. Kemi ecur mirë!”.

13 të burgosurit besohet se kanë mundur të çajnë tunelin e tyre për më pak se 60 ditë, sa ishte edhe koha kur ishte kontrolluar për herë të fundit nga rojet qelia ku ata mbaheshin.

Menjëherë pas marrjes së lajmit policia braziliane është vënë në kërkim të të arratisurve që cilësohen me rrezikshmëri të lartë. Deri më tani janë kapur dy prej tyre, ndërkohë që është pezulluar nga detyra edhe personeli i burgut përgjegjës për ruajtjen e tyre.
Shtuar më 18/08/2014, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori