Messi apo Ronaldo? Arnold befason me përgjigjen e tij

Trent Alexander Arnold ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat e tij në rrjetin social, Twitter.

Në pyetjen se a do të luante përkrah Cristiano Ronaldos apo Lionel Messit, mbrojtësi i Liverpoolit dha një përgjigje që pak kush do ta priste.

“Hendo” ishte përgjigja e lojtarit, e cila la të habitur shumë ndjekës.

Në përgjigjet tjera lojtari nuk befasoi. Kundërshtari më i vështirë me të cilin ishte përballur ishte Messi, kurse dy idhujt e tij në futboll jashtë Liverpoolit ishin Zinedine Zidane dhe Thierry Henry.

Arnold po kalon një sezon të përkryer me “Të Kuqtë”, ku pas 26 ndeshjeve Liverpooli i tij është i pamposhtur duke vijuar i qetë rrugëtimin drejt titullit kampion në Premier League


Shtuar 11.02.2020 12:13