Dalin rezultatet e testeve ndaj covid-19 te Fenerbahce

Skuadra turke, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është testuar për COVID-19, para rifillimit të futbollit në Superligën e Turqisë.

Mediet në Turqi raportojnë se të gjithë lojtarët e Fenerbahces kanë dalë negativë, përcjell lajmi.net.

Superliga e Turqisë rikthehet në aksion ditën e premte, me Fenerbahcen që pret në shtëpi Kaysesporin.

Në këtë ndeshje, nga minuta e parë do të startojë edhe Vedat Muriqi, që këtë sezon ka shënuar 13 gola.


Shtuar 11.06.2020 10:27