Shtëpia e parë lundruese me materiale të riciklueshme (FOTO LAJM)

Një arkitekt italian ka projektuar shtëpinë e parë lundruese, e ndërtuar vetëm me materialericiklueshme. Shtëpia, e quajtur Waternest, është shtëpia e parë lundruese e ideuar dhe e ndërtuar nga një arkitekt italian.

Shtëpia është ndërtuar nga firma angleze e ndërtimit, EcoFloLife, dhe arkitekti italian Giancarlo Zema. Ajo është ndërtuar nga 98% materialericiklueshme, ka sipërfaqe 92 m2, është 4 metra e lartë dhe me diametër 12 metra.

Waternest është ndërtuar me materialet e riciklueshme të drurit dhe aluminit, ajo ka katër çati prej xhami, ballkone dhe është e rrethuar nga xhamat, duke u dhënë mundësi vizitorëve të shohin ambientin jashtë shtëpisë.

Ajo ka gjithashtu panele diellore që do të funksionojnë edhe si çati për shtëpinë, kështu jo vetëm mbron njerëzit nga shiu, por gjatë ditës do të thithë rrezet e diellit dhe do t’i konvertojë ato në energji. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2015, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori