“Sepse është produkt i Top-it”, ish banorët e “Big Brother” zbulojnë fituesin e parashikuar (FOTO LAJM)

Me siguri të gjithë e mbani mend Elton Tozaj nga BB2. Po ashtu mbani mend dhe Fjorentina Halilin nga BB9.

Të dy këta, ishin të ftuar në “Expuls” nga Ronaldo Sharka në episodin e radhës ku folën për këtë edicion me VIP-a si dhe për edicionet e tyre respektive.

Pyetja qe Sharka shtroi ndër të tjera ishte: A është parashikuar fituesi i “Big Brother Albaniq VIP?”

Për këtë, Elton Tozaj tha: Poooo, dhe është Arjola Demiri. Është Arjola sepse është produkt i Top-it dhe ajo po luan mirë, siç i kanë thënë. Big Brother tani fillon vërtetë. Këtë e vërtetoi dhe Fjorentina Halili.

Sipas dy ish konkurrentëve, emrat qe lakohen si fitues, si Donaldi dhe Iliri nuk fitojnë.

Elton Tozaj shtoi gjithashtu se në edicionin e tij, në dhomën e rrëfimit ka marrë instruksione.