Erdogan nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në Kurbin, edhe sheshit i vihet emri i tij

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, pas ceremonisë së ndarjes së banesave për familjet që mbetën pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit, ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”.

“Gjatë një takimi të shkurtër që kishim para se të vinim këtu i thashë që je qytetar nderi i Kurbinit dhe detyrimet ndaj Kurbinit i ka njësoj si të gjithë ne. Uroj ta mbash në zyrën tënde përjetë për gjithë bujarinë që keni treguar”, tha ajo.

Gjithashtu emrin e presidentit turk do të mbajë dhe sheshi në zonën e shtëpive të rindërtuara./albeu.com

 


Shtuar 17.01.2022 13:18