Rast i rrallë, gruaja shpërfytyrohet sepse u rrëzua (FOTO LAJM)

Një 46 vjecare nga Leeds, u rrëzua aksidentalisht dhe pësoi një carje një vetullën e majtë.

Brenda 24 orësh kjo e carë iu infektua dhe mori një infeksion vdekjeprurës, përcjell albeu.com.

Donna Corden u diagnostifikua me fasciitis necrotizues, një sëmundje që han mishin e njeriut.

Fëmijëve të Corden iu bë thirrje që të përgatiteshin për më të keqen.

Ditët kalonin dhe sëmundja i përhapej në fytyrë thuajse po zhvillohej me ritme shumë të shpejta në të gjithë fytyrën.

Kirurgët pas një operacioni hoqën nga fytyra mishin e prekur nga sëmundja por disa ditë më vonë sëmundja u shfaq përsëri dhe me hapa shumë të shpejtë.

Asnjë antibiotik nuk i bëri efekt ta parandalonte, trupi i saj nuk po funksiononte si duhej, shkruan albeu.com.

Në pamundësi për të bërë dicka për ta shpëtuar mjekët i dhanë zgjidhjen e të vështirë Corden, ajo duhej të hynte në një koma të thëllë në mënyrë që trupi i saj të mbushej me antibiotikë dhe të shikohej reagimi kundër sëmundjes.

Në pamundësi për të zgjedhur alternativë tjetër Corden pranoi, duke marrë parasysh që edhe mund të mos zgjohej kurrë nga koma.

Fatmirësisht pas përpjekjeve të mjekëve Donna Corden, arriti të mposhte sëmundjen vdekjeprurëse dhe ti rikthehej normalitetit. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2017, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori