Dalin pamjet! Mbi 200 makina bllokohen në by-passin e Rrugës së Arbrit (FOTO LAJM)

200 makina kanë bllokuar totalisht Qafë Murrizën, në by-passin e Rrugës së Arbërit që lidh Zall Bastarin në Tiranë me Xibrin në Klos.  Shkak për të këtë bllokim të pazakontë janë bërë vetë qytetarët të cilët kanë shpërfilluar njoftimin e Kompanisë “Gjoka Konstruksion” se Rruga e Arbërit do të jetë e mbyllur deri më datë 29 nëntor.

Makinat që bësohet se janë mbi 200, kanë kaluar edhe në anën tjetër të rrugës duke e bërë të pamundur kthimin pas.  Burimet bëjnë me dije se policia gjendet në Rrugën e Arbërit, por moti i keq që ka pushtuar vendin e bëri të vështirë gjetjen e një zgjidhjeve. Pas 45 minutash bllokim, makinat janë lejuar të kalojnë në Rrugën e Arbërit por autoritetet kanë paralajmëruar se deri më 29 nëntor të mos tentohet të kalohet nga ky aks ende i papërfunduar.

Qarkullimi në Rruga e Arbrit do të nisë më 29 nëntor 2021 dhe do të shkurtojë rrugën për Klos me 70 km. Nga km 0 në dalje të Tiranës deri te ura në Klos, distanca tashmë është vetëm 35 km.

Njoftimi i Gjoka Konstruksion: 

Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi RRUGA E ARBRIT VIJON TË JETË E MBYLLUR. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve deri në njoftimin e radhës për qarkullim në Rrugën e Arbrit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.11.2021 16:04