Sheshi Skënderbej nuk ka bërë xhiron e botës në internet vetëm për ngjarjet historike të fillim-viteve '90 kur u rrëzua edhe busti i diktatorit komunist Enver Hoxha dhe për "turpin" me tortën e 100-Vjetorit, por edhe për ngjarje të bukura dhe emocionuese. E tillë ka qënë edhe
propozimi shumë romantik dhe i veçantë që Klajdi, një i ri nga Tirana, i ka bërë të dashurës së tij
Jona. Gjithçka nisi si nje ide për tu finalizuar në sheshin "Skënderbej" më datë 5 Tetor.
"Realizimi i një ëndrre, ti propozoja te fejuares time per martesë pas 4 vitesh të mrekullueshme të kaluara së bashku. Gjithçka ishte surprizë për të", është shprehur i riu. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2013,
ora 15:13