Profesionet më të kërkuara në 2015-ën
Sipas revistës amerikanë 'Career Builder' këtë vit në treg do të ketë disa profesione që do të kenë sukses. Më poshtë janë listuar profesionet dhe punët që do të jenë më të kërkuara në treg për 2015-ën.

Punonjësit e marketingut. Janë pikërisht ata profesionistë të cilët merren me zhvillimin, koordinimin dhe hartimin e fushatave publicitare të kompanive, që gjatë këtij viti do të njohin rritje të kërkesës.

Mësuesit nuk do të mbeten pas në trendin e këtij viti, ku parashikohet qe kërkesa për mësues profesioniste të jetë më e madhe.

Zhvilluesit e aplikacioneve dhe të faqeve ëeb, por përgjithësisht profesionet që lidhen me ëeb-in, do të jenë të vlerësuar dhe kërkuar gjatë këtij viti.

Inxhinieret do të mbeten edhe gjatë këtij viti nga profesionistët e kërkuar dhe vlerësuar.

Infermierët dhe specialistët e shërbimeve spitalore, por edhe ata të asistencës do të jenë gjatë këtij viti një profesion në ngjitje.

Punonjësit e pa specializuar do të kenë një vit të mbarë gjatë 2015, pavarësisht krizës dhe numrit në ulje të turisteve.

Specialistet e shkencave juridike, përfshi gjykatësit, avokatët dhe të tjerë punonjës të sektorit, parashikohet që të kenë një rritje në masën 0.1 % më shumë se gjatë vitit 2014.

Punonjësit e pastrimit nëpër ndërtesa dhe kompani.

Zanatçinjtë, përpunuesit e hekurit dhe të drurit, gjithashtu parashikohet që të kenë një rritje të kërkesës në masën 1.1%. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori