Gjendet një makinë pa targa dhe e djegur në Fier

Policia bën me dije se në Fier është gjetur një makinë e djegur plotësisht dhe pa targa. Tashmë ka nisur punë për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti.

“Në fshatin Frakull, Fier, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Volkswagen”, pa targa. U kryen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 13.01.2022 16:53