Plas grushti ndërmjet shoferëve në mes të rrugës (VIDEO)
Një zënkë ka ndodhur në juglindje të Londrës, kur një shofer i zemëruar që po i jepte një kamioni sulmoi një tjetër shofer.

Shoferi i kamionit zbriti nga automjeti i tij për t'u sqaruar me shoferin tjetër, i cili i kishte bllokuar rrugën.

Por ata nuk kanë arritur dot që t'i zgjidhin problemet e tyre me anë të dialogut dhe përleshja ka degjeneruar në grushte në mes të rrugës.

Video është filmuar nga një pasagjer në katin e dytë të autobusit, ndërsa trafiku ishte bllokuar.

Policia mbërriti në vendngjarje shumë vonë dhe nuk arriti dot që të gjente dy shoferët pasi ishin larguar me kohë. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori