Përdoruesit e 'Google Earth' kanë gjetur një mur nënujor që shtrihet në mbarë globin (VIDEO)
Pëlqej
Një video misterioze e postuar në YouTube pretendon se ekziston një mur masiv i vendosur në oqeanet e Tokës, që përfshin gjithë botën.

Ky mister, i publikuar nga një kanal në “ YouTube”, pretendon se muret masive shtrihen dhjetëra mijëra milje nëpër oqean.

Në të kaluarën e largët, entuziastët e UFO-ve dhe teoricienët e konspiracionit kanë gjetur gjëra të panjohura nëpërmjet “Google Earth”. Nga piramidat tek kullat misterioze, dhe madje edhe qytete të fundosur, “Google Earth” duket se ka ushqyer imagjinatën e njerëzve rreth globit.

Por madhësia e dukshme e këtij muri dhe përputhshmëria e tij lineare, sipas shumë njerëzve tregojnë, nuk është një formacion natyror. Në fakt, shumë prej tyre janë të bindur se për shkak të zbulimeve të shumta të bëra anembanë globit, diçka e tillë është krejtësisht e mundshme.

Sipas tyre Toka është miliona vjeçare dhe ka prova që sugjerojnë se shumë civilizime të lashta kanë banuar mbi Tokë në historinë e gjatë të botës.

Por a mund të ekzistojë vërtet një mur?

Zmadhimi në koordinatat e parashikuara tregon qartë se ekziston vërtet një strukturë masive. Por kush mund të ketë ngritur një mur të tillë? Nëse është me të vërtetë një strukturë artificiale, sa e vjetër është?

Cili ishte qëllimi i tij? Shumë nuk pajtohen dhe nuk besojnë se ne po shohim një mur të vërtetë, por thjesht shkëmbinj të shumtë nënujor.
Shtuar më 04/09/2017, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori