Oktapodi mashtrues! (VIDEO)
Nën ujërat e karaibeve një notues ka bërë një video interesante duke na sjell në vëmenjde veçantinë që i karakterizon kafshët nën ujore.

video ai është fokusuar tek lëvizjet e një oktapodi i cili kishte veti maskimi dhe nga një shkëmb që në pamje të parë dukej se nuk ka asgjë ka dalë oktapodi.

“Kjo krijesë më befasoi tërësisht derisa po notoja nën ujërat e Karaibeve”, ka thënë Jonathan Gordon. “U lëshova edhe më poshtë për ta parë më mirë guacën, dhe, teksa po afrohesha, më doli oktapodi. Nuk e kisha idenë se ishte fshehur aty derisa u afrova në një distancë në rreth 1 metër”.

Videoja tregon se si oktapodi i ndryshon ngjyrat për t’u përshtatur në mënyrë të përkryer me shkëmbinjtë nënujor. Disa lloje të oktapodit janë në gjendje të ndryshojnë ngjyrën e tyre duke futur në funksion qeliza të specializuara të lëkurës të quajtura kromatofore. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2015, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori