Njihuni me shoferen "e paduruar" (VIDEO)
Trafiku është një shqetësimi dhe një fenomen i padurueshëm për të gjithë, por duhet të jemi të kujdesshëm nëse do të gjendemi në një situatë të tillë pasi padurueshmëria mund të sjellë pasoja për jetën për të tjerët.

Përmes kësaj videohedhur në internet do të shikohet momenti se si një shofere "e paduruar" ka kaluar në anën e gabuar të rrugës pas lirimit të trafikut duke hedhur një burrë nga motori i tij.

Pamjet dramatike, të kapura nga kamera e një makine tjetër, tregojnë momentin shokues se si motorçiklisti bie në tokë kur e godet drejtuesja e makinës Audi.

Video është filmuar në Southampton të Anglisë dhe sipas raportimeve në rrjetet sociale shoferja femër hapi në fillim derën e mjetit për të goditur burrin dhe pasi ai i bërtiti asaj, ajo e ndoqi në anën tjetër të rrugës. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori