Nis procesi i votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës (VIDEO)

Procesi i votimit për shkarkimin e kreut demokrat Lulzim Basha, ka nisur.

Delegatët, me kartë identiteti në dorë dhe me votim të fshehtë, janë paraqitur në Komisionet e ngritura në hollin e stadiumit “Air Albania”.

Në fletën e votimit delegatët e PD-së pyeten: “A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës?”

Alternativat e përgjigjes janë: “PO – jam dakord me shkarkimin”, “JO – nuk kam dakord me shkarkimin”.