Njihuni me historinë e pazakontë të djaloshit të "ngurtë" (FOTO LAJM)

Kjo është një histori e pazakontë ku protagonist është një djalë vetëm 11-vjeç. Ramesh Darji vuan nga një sëmundje ekstremisht e rrallë. Sëmundja e tij quhet "Harlequin ichtyosis" dhe është e transmetueshme nga prindërit, të cilët jo domosdoshmërisht mund ta vuajnë atë.

Prindërit e vogëlushit theksojnë se Ramesh lindi normal, por vetëm 15 ditë pasi e çuan në shtëpi lëkura e tij nisi të bëhej si gur, duke u forcuar dita-ditës. Tashmë pas 11 vitesh ai është në gjendje të rënduar.

Prindërit e tij nuk mund ta ndihmojnë pasi vetëm e ëma punon dhe fiton 44 paund në muaj në Nepal, ndërkohë që operacioni kushton dhjetra mijëra dollarë dhe kryhet vetëm në klinika private. Por pas shumë vitesh vuajtje duket një rreze shprese për ta.

Këngëtarja e famshme Joss Stone do mbajë një koncert bamirësie dhe u ka premtuar se do t’u dhurojë të hollat e mbledhura. Megjithatë suksesi i operacionit nuk është i garantuar. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori