Njihuni me "fshatin e veshkave" në Nepal
Në Nepal ekziston një fshat ku banorët janë aq të varfër saqë të gjithë thuajse kanë shitur një veshkë të tyre si një mënyrë për të mbijetuar. Tashmë për shkak të këtij fenomeni ai njihet me emrin "fshati i veshkave".

Fshati në mënyrë periodike, është vizituar nga trafikantë të organeve njerëzore, të cilët shfrytëzojnë nevojën për para të personave; i bindin ata që të udhëtojnë deri në jug të Indisë, për të hequr një veshkë, që më pas e nxjerrin në shitje në tregun e zi.

Shpesh këta trafikantë, nuk hezitojnë që t’u tregojnë gënjeshtra, që thonë se veshka e hequr do të rritet sërish. Ata përpiqen të mashtrojnë fillimisht familjarët e atij që duan t’i marrin veshkën, me qëllim që të fitojnë besimin e ‘shitësit’.

Shumë herë, banorët e fshatit janë gënjyer; duke iu thënë se ata kanë nevojë për një operacion dhe veshka iu është hequr pa iu thënë gjë. Në rastet kur ata e heqin me vetëdije, marrin një shpërblim prej 2 mijë dollarë, një shifër kjo modeste, por jo dhe aq në krahasim me të ardhurat mesatare që merren në këtë zonë. Nuk kanë munguar as rastet kur ata kanë marrë vetëm 150 euro. /albeu.com/

Shtuar më 19/02/2016, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori