Njihuni me 15-vjeçarin me çip në dorë (FOTO LAJM)

Bryon Wake është një 15 vjeçar, i cili ka marrë një vendim të çuditshëm ai ka vënë në dorë një çip, në mënyrë që të komunikojë me "celularin e tij të mençur" duke përdorur valët.

15-vjeçari ka përdorur një "nXT" çip, që është sa një kokërr orizi dhe që është testuar me qentë dhe macet. Autoritetet asnjëherë nuk janë deklaruar zyrtarisht nëse lejohet të përdoret edhe në trupin e njeriut.

Përmes këtij çipi mund të kryhen shumë veprime, por deri më tani, 15-vjeçari arrin që të hapë celularin automatikisht dhe të luajë muzikë përmes bokseve me bluetooth. "Jam duke u përpjekur që të hap kompjuterin tim. Eshtë pak e vështirë, pasi duhet të di disa kode", është shprehur Wake. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2015, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori