Muaji kur keni lindur ju zbulon problemin tuaj më madh
Pëlqej
Shumica nesh përqendrohet në të metat dhe anët negative, sepse mendojmë që nga përvojat pozitive asgjë nuk mund të mësohet për njerëzit dhe personalitetin e tyre – gjë që nuk është e saktë.

Ky qëndrim negativ është i pranishëm edhe në të gjitha aspektet e jetës së individëve, aq më parë në lidhjet dashurore nga e cila rezulton që disa njerëz është e lehtë t’i dashurosh por disa është e vështirë.

Para jush është analiza interesante e secilit prej nesh për atë se çfarë jemi në dashuri, varësisht nga muaji kur kemi lindur, transmeton Telegrafi.

Janari

Janë jashtëzakonisht romantikë dhe besnikë dhe kjo gjë tek ata është e domosdoshme, si edhe motivimi i tyre në përqendrimin e arritjes së qëllimeve dhe ëndrrave të parashikuara.

Partnerët e tyre shpesh ankohen që janë të përkushtuar shumë ndaj punës. Problem e kanë të gjejnë balancën midis jetës afariste dhe private, andaj çdo gjë kryesisht ia përkushtojnë jetës afariste.

Shkurti

Kanë shpirt të lirë dhe kanë pikëpamje të gjerë ndaj botës, prandaj pa probleme lidhin miqësi të reja.

Janë argëtues, mirëpo nuk e kanë edhe aq të qartë se si ndihen, andaj mund të duken të ftohtë dhe të painteresuar për personin tjetër. Marrëdhënia e tillë askujt nuk i është argëtuese.

Marsi

Të lindurit në këtë muaj janë ndër njerëzit më të dashur në shoqëri, sepse janë të butë, të kujdesshëm dhe me ta është kënaqësi të shoqërohesh.

Ajo që shpesh i pengon në jetë është që janë hakmarrës dhe nuk mund t’i lënë disa gjëra të cilat kanë ndodhur dhe i kanë lënduar.

Prilli

Personaliteti i paparashikueshëm i këtyre njerëzve përshtatet shkëlqyeshëm me energjinë e tyre, mirëpo kombinimi i tillë ndonjëherë i çon në agresivitet dhe në pamundësi të kontrollit të emocioneve. Nëse nuk janë në humor të mirë, me ta është e vështirë të bisedohet për atë se çfarë i mundon.

Komunikimi i mirë është një ndër aspektet më të rëndësishme të çdo marrëdhënieje, mirëpo këtyre njerëzve kjo gjë u është sfidë e madhe.

Maji

Bebet e lindura në maj dëshirojnë të realizojnë çdo gjë që e mendojnë, mirëpo ata partnerët e vet nuk i lënë në vendin e fundit por do t’u përkushtohen shumë. E vetmja gjë që duhet është që të kujdesen për temperamentin, sepse shpejt shpërthejnë.

Ekzistojnë mënyra më të mira për ballafaqim me emocionet negative sesa zhurmat, britmat dhe ofendimet.

Qershori

Në vendin e fundit janë njerëzit të cilët është shumë e lehtë t’i dashurosh për atë që vërtet ndiejnë për të tjerët, kanë kuptim të shkëlqyeshëm për humor dhe për personalitet të pabesueshëm për të cilat të gjithë në shoqërinë e tyre ndihen plotësisht rehat.

Ajo që duhet t’i kushtojnë kujdes është që të mos i ndrydhim emocionet kur janë të lënduar dhe të besojnë për emocionet e tilla.

Korriku

Disa nga ata që nga fëmijëria ëndërrojnë për martesën dhe për dashurinë e madhe. Kanë diçka magnetike në vete që i tërheqin njerëzit dhe ata vërtet kujdesen për ndjenjat e të tjerëve.

Të vetmin problem është që mendojnë shumë për gjërat të cilat u kanë ndodhur dhe të cilat më nuk mund t’i ndryshojnë.
Shtuar më 18/03/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori