Mrekullia e pyllit të fluturave në Meksikë (VIDEO)
Pylli i fluturave është një vend i mrekullueshëm që ekziston në Meksikë, që për fat të keq rrezikon të zhduket. Çdo vit mijëra flutura monarke fluturojnë nga Kanadaje në SHBA, për të shkuar në Meksikë.

Pylli Michoaca, i pagëzuar me emrin ‘Pylli i Fluturave’, është shumë i njohur për veçantinë e tij. Fluturat bashkohen në trungjet e pemëve dhe krijojnë një spektakël të mrekullueshëm, por njeriu vazhdon që ta kërcënojë natyrën.

Emigrimi i fluturave monarke është një nga misteret më tërheqëse të natyrës. Fluturat nisin që të shkojnë aty nga fundi i tetorit dhe qëndrojë deri në pranverë. Në shkurt dhe mars kthehen në SHBA. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori