Moshat ideale për vendimarrje
Mosha ideale për të qenë vendimmarrës të rëndësishëm është pikërisht 29, 39 dhe 49 vjeç. Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Kalifornisë në SHBA, të dhënat tregojnë se këto janë moshat kur njeriu është i shtrënguar në një fare mënyrë të bëjë zgjedhjet e tij.

Kjo ndodh dhe pasi këto janë dhe moshat që shënojnë një fazë të te re në jetën e secilit. Të ndodhur përpara dekadave të reja në jetën e tij, njerëzit përgjithësisht shtrojnë pyetje të rëndësishme përpara vetes.

Në këto momente ata janë të detyruar të ndërmarrin deri edhe në vendime dhe zgjedhje “drastike” që përfshijnë të gjitha fushat e jetës, ato që lidhen me punën, ndjenjat, jetesën, familjen. Sipas kërkuesve, moshat me numrin “9” përbejnë momentet kur madje njerëzit tradhtojnë edhe me lehtë, divorcohen, lenë cigaren dhe bëjnë gjera për të cilat nuk kishin menduar me parë.

Studiuesit pohojnë gjithashtu se edhe zgjedhjet me të vështira dhe drastike bëhen pikërisht në këto mosha. Analizimi i të dhënave për vetëvrasjet nga “Centers for Disease Control”ka nxjerre në dukje se mes personave me moshe nga 25 deri ne 64 vjeç, tendenca për vetëvrasje është me e madhe pikërisht në moshat që korrespondojnë me vitin e fundit përpara nisjes se një dekade te re. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori