Mizore, ja çfarë i bëjnë dhisë në Nepal (FOTO LAJM)

Një festival i cili zhvillohet në Katmandu të Nepalit është bërë pre e kritikave të mbrojtësve të kafshëve. Festivali i quajtur "Deopokhari", zhvillohet çdo vit në fillim të gushtit, ku burrat duhet të thyejnë eshtrat dhe të copëtojnë një dhi, pa përdorur ndonjë mjet.

Kjo është një traditë që vijon për më shumë se 900 vjet më parë, ku kërkon që burrat të hynë në ujë dhe të sakrifikojnë dhinë. Ndërkohë ato që arrijnë të realizojnë siç duhet këtë ritual, kanë përparësi në ahengun që zhvillohet më pas dhe gëzojnë respekt nga të pranishmit.

Ndërsa nga ana tjetër janë mbrojtësit e drejtave të kafshëve, po kërkojnë që të anulohet ky festival, sepse "fyen dhe lëndon rëndë të drejtat e kafshëve". /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2015, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori