Majmuni hajdut, vjedh dyqanin e bizhuterive (VIDEO)
Në Andhra Pradesh të Indisë, një majmun hajdut është futur në dyqanin e bizhuterive dhe ka vjedhur 10 mijë Rupi ose 150 dollarë.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit dhe videoja ku duket momenti i grabitjes është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Fillimisht punonjësi i dyqanit i ka ofruar një frut majmunit, i cili ishte ulur jashtë dyqanit. Pas kësaj, majmuni ka shtyrë derën dhe është drejtuar për të kasa e banakut, ku gjendeshin edhe paratë.

Fillimisht, majmuni u ul në karrige, por më pas i tërhoqën vëmendjen monedhat në kasë dhe rrëmbeu 150 dollarë. Pronari i dyqanit tha se është hera e dytë që majmuni vinte në dyqan, por herën e parë nuk kishte mundur të hynte brenda tij. /albeu.com/


Shtuar më 06/06/2016, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori