Kuzhinier britanik përgatit lepurin prej çokollate me sy diamanti (FOTO LAJM)

Një shef kuzhine në Britani duket se ka zgjedhur një mënyrë të veçantë si dhuratë për pashkët. Martin C., i njohur për talentin e tij, përgatiti një lepur prej çokollate që peshonte 5 kilogramë dhe kishte një lartësi prej 38 cm.

Lepuri u realizua nga çokollatë e pastër, e blerë nga Tanzania, i cili ishte modeluar që të qëndronte në këmbë, poshtë të cilave ndodheshin tre vezë të vogla, të mbuluara me fletë ari.

Një detaj që e bënte akoma më të veçantë këtë, ishte se sytë e lepurit ishin inprovizuar me diamantë që kushtojnë 50 mijë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori