Fondi Shqiptar i Zhvillimit, “Sulltanati” i Dritan Agollit ku shoferi dhe pastruesja marrin rrogë drejtorash

Para disa ditësh, në vendin tonë, u bënë publike pagat e mijëra punonjësve për muajin janar 2021. Skandali u thellua akoma më shumë me publikimin e listës së pagave dhe për muajin prill po të vitit 2021.

Në lista, të cilat thuajse ranë në duart e të gjithëve, janë parë disa pagat të majme në institucione, punonjësit e të cilëve paguhen me taksat e shqiptarëve. Një prej organizatave që ka marrë vëmendjen është dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. FSHZH është themeluar në vitin 1993 dhe ka një përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Nga ajo që ka parë Albeu.com, vërehen paga të “fryra” që shkojnë mbi 700 mijë lekë.

Pagat  e punonjësve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për muajin prill 2021

Drejtori i Përgjithshëm paguhet me mbi 700 mijë lekë

Drejtorët e tjerë nga 480 mijë lekë te 600 mijë lekë

Inxhinierët, specialistët e projekteve, përgjegjësit e sektorëve, punonjësit socialë, administratorët paguhen nga 360 mijë lekë deri në 580 mijë lekë

Kontabilistët, juristët dhe ekonomistët paguhen nga 270 mijë lekë deri në 260 mijë lekë

Shoferët marrin pagë nga 150 mijë lekë deri më 190 mijë lekë.

Punonjësit e pastrimit nga 70 mijë lekë deri në 120 mijë lekë./albeu.com

 


Shtuar 29.12.2021 16:38