Kur lypësit i del gënjeshtra në shesh (VIDEO)
Nuk janë të paktë lypësit që këtë veprim e kanë zanat më shumë se nevojë.

I këtillë është edhe rasti i një lypësi në Pekin të Kinës, i cili ka zbuluar gjithçka teksa rrinte ulur në dyshemenë e një treni dhe po kërkonte lëmoshë.

Nga pamja, lypësi duket se nuk ka duar duke i bërë njerëzit ti japin para, por në një moment që ai mendon se askush nuk po e sheh, fillon të lëvizë duart. Pas pak, ai nxjerr të dyja duart.

Kjo ngjarje është regjistruar fshehtas, nga një udhëtar që gjendej në tren. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2016, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori