Kur kafsha shtëpiake është një ari 300 kilogamësh (FOTO LAJM)

Pëlqej
Disa foto të mahnitshme janë publikuar në rrjetet sociale ku shihen disa fëmijë duke bërë fototgrafi me një ari të madh që [eshon rreth 300 kilogramë.

Ariu i quajtur Stepan, u adoptua nga një cift rus Svetlana dhe Yuriy Panteleenko kur ishte vetëm 3 muajsh, përcjell albeu.com

Stefani, është është aq i sjellshëm saqë i lejon njerëzit të ulen në shpinë dhe të luajnë me të.

Svetllana tha: "Kur e morëm atë, ai ishte vetëm tre muajsh dhe u gjet nga gjahtarët në pyll, pasi kishte humbur nënë e tij. Ai ishte në një gjendje shumë të keqe. Ai absolutisht i do njerëzit dhe është një ari me të vërtetë të shoqërueshëm - përkundër asaj që njerëzit mund të mendojnë, ai nuk është aspak agresiv. Ne kurrë nuk jemi kafshuar nga Stepan.

Ariu ha për çdo ditë racionin prej 25 kilogramëve që përfshinë peshq, perime dhe vezë. /albeu.com/


Shtuar më 25/02/2018, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori