Mbushën Mamurrasin me kanabis: Në pranga dy të rinj, e pëson keq edhe vetë kryeplaku

Policia ka vënë në pranga dy shtetas në Kurbim për kultivim kanabisi si dhe është proceduar penalisht kryetari i fshatit.

Të arrestuarit janë; P. M., 29 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Ferrë Trashë, Mamurras.

Policia shkruan se të rinjtë janë kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tyre, në vendin e quajtur “Ferrë Trashë”, Njësia Administrative Mamurras.

Policia ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për M. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Ferrë Trashë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”. /albeu.com/

 


Shtuar 21.09.2021 10:34