Nutricionistja: Në Shqipëri vajzat po konsumojnë më shumë alkool sesa djemtë

Nutricionistja Anila Kalleshi tha se sipas statistikave në Shqipëri, ka një rritje të konsumimit të alkoolit te fëmijët e klasave të nënta dhe në gjimnaz.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kalleshi u shpreh se kjo po vërehet më shumë të vajzat sesa djemtë.

“Në Shqipëri, statistikat tregojnë një fëmijët e klasave të nënta dhe te gjimnazistët kanë një rritje të konsdiderueshme të konsumiit të alkoolit. Madje, kjo shikohet më shumë edhe te vajzat sesa te djemtë.

Në rininë e tyre, trupi dhe organizmi është i pamësuar dhe natyrisht ka mundësi të përballojë çdo lloj gjëje të mirë apo të keq të futur në organizëm. Nëse konsumimi i alkoolit është i përditshëm, nëse konsumimi i alkoolit kalon një gotë, kemi të bëjmë me abuzim”, theksoi ajo.

Lidhur me thirrjen që qeveria në Japoni u ka bërë të rinjve për të konsumuar më shumë alkool, Kalleshi theksoi se japonezët mbahen për një stil jetese të shëndetshme dhe se është kundra konsumimit të pijeve alkoolike.