“Eci me probleme dhe mezi mbaj Atarën”, ç’po ndodh me shëndetin e Orinda Hutës

Përveç pushimeve dhe kohës së kaluar me Atarën, gushti i ka sjellë Orinda Hutës edhe një incident të vogël. Ok, ndoshta jo edhe aq të vogël, pasi edhe pas 3 ditësh nga momenti që ka ndodhur moderatorja simpatike vazhdon të ketë probleme.

Në një postim në Instagram, Orinda ka treguar se edhe pse ishte duke ecur ngadalë me scooter është rrëzuar dhe është vrarë. Ajo ka publikuar foto të plagës që siç tregon, është shumë më keq se ç’duket dhe ka qenë akoma më keq.

“Ndoshta nuk duket aq e tmerrshme, por është shumë më keq seç duket. Të paktën ishte sepse ndodhi 3 ditë më parë dhe po përpiqem ta mjekoj sa më shpesh. Eci me shumë probleme dhe mezi luaj me Atarën. Shkaktar: scooter-i. Kështu që sa më shumë kujdes dhe avash. (Unë isha avash se mund të kisha përfunduar më keq)”- shkruan ajo. Këshillën e Orindës duhet ta dëgjoni të gjithë, pasi rruga mund të sjellë të papritura.