Kryeministri i Islandës me këpucë të ndryshme (FOTO-LAJM)

Në samitin e G20-ës të zhvilluar në Rusi janë bërë foto pa fund nga fotografë të ndryshëm. Ndër to më të vaçantat janë fotografitë ku është edhe kryeministri islandez i cili duket se ka shpejtuar për të ardhur në samit, ose para se të vinte aty mund të ketë bërë disa ushtrime sportive.

Në fotot e mësipërme duket qartë se kryeministri i Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson ka veshur këpucë të ndryshme. Këmba e djathtë ka një këpucëve elegante, ndërsa në të majtë Kryeministri mban veshur atlete.

Ky fakt i ka dëfryer dhe habitur shumë qytetarët islandeze që e kishin ndjekur udhëheqësin e tyre në TV dhe internet.

Reagimet e tyre kanë bërë të asistenti i kryeministrit të justifikohet për këtë veprim, duke sqaruar se "Kryeministri ka një infeksion në këmbën e tij, dhe ai është duke e trajtuar me antibiotikë. Këmba është shumë e fryrë dhe ai nuk mund të mbajë në të një këpucëve elegante." /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori